Maqedonia shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat do të zhvillohen në prill të vitit të ardhshëm.

Kështu paralajmëroi Komesioneri për zgjerim i Bashkimit Evropain,Johanes Han, pas një takimi maratonik me katër kryetarët e partive politike kryesore në Maqedoni.

“Është me rëndësi që të zgjidhen problemet e brendshme prandaj kishim presion kohor për tu zgjidhur kriza dhe të arrihet një balans dhe kompromis politik. U pajtuam për të pasur një periudhë tranzicioni, ndërsa deri në fund të prillit të vitit të ardhshëm të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Por shumë me rëndësi është që vendi të përgatitet paraprakisht për to dhe do të mundësohet një atmosferë për zgjedhje të lira dhe demokratike”, ka theksuar Johanes Han, komesioner per zgjerim i BE-së.

Detajet se kush do t’i organizojë zgjedhjet dhe kush do të jetë deri në zgjedhje në krye të Qeverisë do të diskutohen në një takim të rradhës që u paralajmërua të zhvillohet në Bruksel gjatë javës së ardhshme.

Deklaratën e komesionerit e mbështetën edhe katër liderët e partive kryesore në vend, Nikolla Gruevski, Zoran Zaev , Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.

Takimi ka zgjetur rreth tetë orë dhe u zhvillua në Rezidencën e Bashkimit Evropian në Shkup. (rtklive.com)